Huntelaar, zevendesuesi i Adebayor te Arsenal

19/02/2009 17:45

Nuk ka me shume se dy muaj ne radhet e Real Madrid por aventura ne shtepine “Merengues” mund te perfundoje bashke me sezonin.

Behet fjale per Klas Huntelaar, sulmuesin e ardhur nga Ajaksi, i cili nuk ka gjetur nje vend titullari ne skuadren e Juande Ramos. Pavaresisht golit te shenuar ndaj Gijon, Huntelaar nuk eshte i kenaqur nga aktivizimi i paket dhe perjashtimi nga lista e Champions League.

Sipas gazetes “Mirror”, trajneri Arsene Wenger eshte gati te ofroje 15 milione euro edhe pse Real e ka blere 20 milione euro ne muajin janar. Huntelaar mendohet si zevendesuesi ideal i Adebayor qe ka shume mundesi te largohet nga “Topcinjte” ne fund te sezonit.

Top Channel