Historia e Jade prek zemren e Brown

19/02/2009 13:50

Pasi mallengjeu pjesen me te madhe te Britanise, Jade Goody, ish-konkurrente e Big Brother, e semure nga kanceri, ka prekur edhe zemren e kryeministrit te vendit te saj, Gordon Brown.

Gjate nje konference per shtyp, vec ceshtjeve per politiken e brendshme dhe ekonomine boterore, Brown ka folur edhe per kurajon dhe vendosmerine e Jade, e cila eshte fotografuar ndersa linte spitalin e Chelsea te Londres, ku prej javesh i eshte nenshtruar kimio-terapise.

“Nuk mund ta besoj. Jam e lumtur qe kryeministri perdori fjale aq te kendshme”, tha Jade, e cila ka inkurajuar shume vajza te Britanise se Madhe qe t’i nenshtrohen pap-testit.

Vemendja e medias do te perqendrohet shume te Jade, te dielen, pasi ajo do te martohet me te fejuarin e saj Jack Tweed, i cili i kerkoi doren te henen.

Cdo gje eshte e pershpejtuar per ta, pasi Jade, mund te jetoje jo me shume se 8 jave te tjera.

Dasma do te kete 100 te ftuar, ndersa revista “Ok” ka frmosur nje marreveshje prej 1.5 milione sterlinave per te publikuar fotot ekskluzive te evenimentit.

Parate qe do te merren nga revista, do t’i lihen femijeve te ciftit, Bobby e Freddie, pese dhe kater vjec, te cilet per momentin nuk e kuptojne semundjen e rende te se emes.

Top Channel