Gjermani, Marin enderron Real Madrid

19/02/2009 16:45

Talenti gjerman i datelindjes 1989, Marko Marin enderron qe ta vazhdoje karrieren ne radhet e Real Madrid.

Futbollisti qe aktualisht vesh fanelen e Borussia Monchengladbach eshte vene ne shenjestren e shume klubeve si, Bayern Munchen, Arsenal, Valencia dhe Fiorentina, por ai i ka idete e qarta per te ardhmen, duke shenjestruar nje klub me prestigj te larte.

Sulmuesi me origjine serbe pohon se “Shtepia e Bardhe” do te  ishte ndalesa ideale per te. “E verteta eshte se Real Madrid me terheq shume por per momentin mendoj se Barcelona eshte skuadra me e mire ne bote. Nje dite do me pelqente te luaja ne La Liga pasi eshte  kampionati qe me pelqen me shume”, shprehet 20 vjecari Marin.

Top Channel