Gjendet pajete kampionia polake, Skolimovska

19/02/2009 14:30

Kampionia olimpike në Sidnei 2000, Kamila Skolimovska u gjend pa jetë në grumbullimin me përfaqësuesen polake në Portugali.

Lajmin e ka nxjerrë shoku i saj i skuadrës Ziolkovski i cili ka deklaruar se gjatë provave ka pasur shqetësime. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka cuar në spital për kontrollet e para sportisten polake.

Gjatë gjithë kohës ajo nuk ndihej mirë dhe me gjithë përpjekjet e shumta të mjekëve në spitalin Santo Antonio, sportistja 26-vjecare nuk mundi të mbijetojë. Skolimovska kampione olimpike në Sidnei 2000 kishte fituar medaljen e argjendtë në kampionatin Europian të vitit 2002 dhe të bronxten në europianin e 2006-s.

Top Channel