Galaxy, tifozet nxehen me Beckham

19/02/2009 17:15

Tifozet e Los Angeles Galaxy nuk po i gelltisin dot tekat e lojtarit anglez, David Beckham, i cili deshiron te qendroje tek Milani per te mos u kthyer me ne radhet e kalifornianeve.

“Lereni te ike”, shkruhet ne parrullat e mbeshtetesve te Galaxy qe u bejne thirrje drejtuesve te pranojne propozimin e Milanit. Me kete rast, tifozet kane protestuar gjate miqesores me japonezet e Oita Trinita ku ne nje bluze me numrin 23 shkruhej, “Lereni Beckham te largohet”.

Pas transferimit per tek Galaxy, Beckham beri qe te shiteshin me mijera fanela me numrin e tij, duke i sjelle shume fitime skuadres, por tashme duket se kohet e arta kane marre fund.

Top Channel