Drejt Napoli-Bodo/Glimt, Allegri: Kam komunikuar me De Laurentiis, por tani duhet të punojmë në heshtje
Ofendimet kundrejt gjyqtarëve kanë marrë në qafë trajnerë dhe futbollistë të Kategorisë Superiore.
Në këtë përfundim ka arritur mbledhja e djeshme e Komisionit të Disiplinës, e cila ka analizuar anomalitë e javës së 20-të të kampionatit shqiptar të futbollit.
Zëvendëstrajneri i Teutës, Gentian Begeja, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe një gjobë prej 20000 lekësh të reja, për shkak se ka ofenduar gjyqtarin në ndeshjen Teuta-Lushnja.
Po për të njëjtën arsye është dënuar me 2 ndeshje pezullim edhe futbollisti i Lushnjës, Hekuran Korreshi, gjoba e të cilit kap shifrën 30000 lekë të reja. Pezullim vetëm për 2 ndeshje për lojtarin e Bylisit, Neritan Novi, i cili për ofendimin që i ka bërë gjyqtarit në takimin Flamurtari-Bylis, do të duhet të paguajë edhe 50000 lekë të reja gjobë.
Top Channel