Bahrein, Ferrari mbyll testet

19/02/2009 18:10

Testet e Ferrarit, BMW-se dhe Toyota-s ne Bahrein jane mbyllur diten e sotme. Braziliani ferrarist, Felipe Massa ka punuar me asetin e areodinamikes dhe besueshmerine e motorrit.

Ne fillim te testeve te dites se sotme eshte vene re nje problem teknik qe e detyroi pilotin te braktiste pisten. Menjehere pas riparimit, testet rifilluan dhe braziliani kreu 113 xhiro me kohen me te mire 1:32:162.

“Ishte nje dite e mire edhe pse patem disa probleme te vogla qe na ndalen per disa caste. Zhvilluam shume km per te rritur sa me shume makinen dhe po shkojme ne drejtimin e duhur. Duhet te bejme nje hap te madh qe nga ky moment deri ne garen e pare”, ka deklaruar braziliani pas perfundimit te testeve.

Gjate dy diteve te fundit makina Ferrari ka shfaqur probleme me sistemin Kers te rekuperimit te energjise kinetike.

Top Channel