UEFA, Verder Bremen barazon me Milanin

18/02/2009 23:50

Goli i brazilianit Diego, 6 minuta para perfundimit i ka dhene barazimin 1-1 Verderit duke prishur planet e Milanit per te kaluar turin qe ne Gjermani.

Nje fillim i ndeshjes jo i mire per kuqezinjte e Ancelotit te cilet lane shume hapesira, por qe nuk u shfrytezuan nga lojtaret e Verder Bremen.

Me kalimin e minutave, futbollistet e Milanit filluan te tregojne nivelin e tyre, madje duke shenuar me ane te Inzagit e duke humbur disa raste te tjera.

Ne te dyten gjermanet jane me kembengules, duke u hedhur ne sulm per barazim. Presioni i tyre dha rezultat ne fund te ndeshjes, kur Diego i harruar nga mbrojtja barazoi 1-1, duke lene gjithcka per ndeshjen e kthimin me 26 shkurt.

Kampionet e Evropes ne fuqi, ruset e Zenit e kane nisur mire kete raund te Kupes UEFA, pasi kane mundur 2-1 skuadren e Shtutgartit.

Goli i Husztit ne minuten e dyte kaloi vendasit ne avantazh, nderkohe qe gjermanet e drejtuar nga Babbel. Por kunderpergjigja e tyre ka qene e shpejte, 6 minuta me pas Mario Gomez barazoi.

Ne fund te pjeses se pare Zenit kalon serish ne avantazh, kete here me kapitenit Tymoshchuk, nje rezultat qe nuk ndryshoi deri ne fund te 90 minutave.

Pas 9 rezultateve pozitive, Olimpiakos ka marre humbjen e pare ne aktivitetet evropiane. Ne Karaiskakis, greket jane mundur 3-1 nga St. Ettiene, nje rezultat qe i rrit shpresat e ketyre te fundit per kualifikimin ne turin tjeter.

Top Channel