Ronaldo, rikthimi pas 15-20 ditesh

18/02/2009 16:10

Pas 15-20 ditesh, Ronaldo do te zbrese ne fushe per te luajtur nje ndeshje zyrtare me skuadren e tij te re, Corinthias.

Sulmuesi brazilian i demtuar rende ne gju para nje viti, do te debutoje me fanelen e skuadres pauliste pasi ka kaluar nje periudhe te gjate mes palestres dhe pishines per te sheruar plotesisht gjurin e majte qe iu nenshtrua nje operacioni ne shkurt te 2008-es.

Lajmin e rikthimit e ben te ditur trajneri Mano Menezes. “Per 15-20 dite Ronaldo do jete ne fushe per te luajtur. Ka marre pjese ne nje seance stervitore dhe do zhvilloje nje tjeter gjate javes”, theksoi ai. Ronaldo u demtua ne nje ndshje te Serie A kur mbante te veshur fanelen e Milanit. Ai nenshkroi per Corinthias ne dhjetor te 2008-es.  

Top Channel