Pas “dosjeve” buzeqeshje dhe shtrengime duarsh

18/02/2009 01:50

Festa e pavaresise se Kosoves ishte nje rast i mire per kameramanet dhe gazetaret e politikes per te vezhguar reagimet dhe komunikimet nga larg dhe afer te politikaneve kryesore pas nje beteje te gjate politike dhe institucionale per ligjin e “dosjeve”.

Shtrengim duarsh mes presidentit te Republikes dhe kryeministrit, madje edhe pyetje personale.

Perqafim me shume se miqesor mes kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe ish-ministrit te Transporteve.

Nje takim institucional dhe miqesor mes kryetarit te shtetit dhe kryetarit te opozites.

Me pas, secili ne qoshet e veta dhe me miqte e tij. E rendesishme eshte qe debatet mbeten debate, kurse Kosova ne fund i bashkoi te tere.

Top Channel