Luan Krasniqi bëhet baba së shpejti

18/02/2009 09:50

Ylli i boksit në peshën e rëndë, Luan Krasniqi (37 vjeç), do të bëhet baba. Kjo është një arsye vërtet për t’u gëzuar. Në muajin prill pritet që gruaja e tij, Sueda (28 vjeçe), të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

“Gëzimi është i papërshkrueshëm, rrëfen boksieri i njohur me origjinë nga Kosova. Nëse do të jetë djalë apo vajzë, ne do ta lëmë ta zbulojmë vetëm në momentin e lindjes. Gjëja më e rëndësishme është që të jetë një fëmijë i shëndetshëm”.

Është e qartë që në këto momente boksi kalon në plan të dytë. “Tani thjesht fillon një fazë e re e jetës”. Por sigurisht që ajo nuk do të mund të vazhdojë pa boksin. Javën e kaluar Krasniqi është takuar edhe një herë me promotorin e tij Klaus-Peter Kohl në Roshtok.

“Unë do të vazhdoj të boksoj. Pyetja është vetë koha, vendi dhe kundërshtari”. Ëndrra e tij do të ishte natyrisht ndeshja e revanshit kundër Sasha Dimitrenkos, që e mundi më 16 nëntor të vitit të kaluar me një “knock-out” në raundin e tretë. Por në fillim është lindja e fëmijës.

Top Channel