Izraeli: Armepushimi me Hamas, nese lirohet ushtari

18/02/2009 13:40

Kabineti izraelit i sigurise ka vendosur se nuk do te kete armepushim ne Gaza, derisa te lirohet ushtari izraelit Gilad Shalit, i marre peng nga palestinezet ne vitin 2006.

Meir Sheetrit e beri deklaraten ne perfundim te takimit, ku u theksua se vetem kur te plotesohet ky kusht do te hapen pikat kufitare ne Rripin e Gazes.

Nderkohe, lideret e Hamasit thone se ceshtja e mbylljes se kufijve dhe ajo e ushtarit izraelit nuk kane lidhje me njera-tjetren.

“Kabineti i sigurise vendosi unanimisht se lirimi i ushtarit eshte kusht per cdo marreveshje me Hamasin”, tha Sheetrit. Edhe disa dite me pare kryeminsitri Ehud Olmert kerkoi zgjidhjen e ceshtjes se Shalit perpara rihapjes se kufijve.  

Top Channel