Eduardo: Taylor nuk me ka kerkuar falje

18/02/2009 15:45

Mund t’i kishte kushtuar karrieren ajo nderhyrje e rende, por ai gjeti force dhe arriti te dale nga tuneli i erret pas rreth 1 viti.

Sulmuesi kroat me origjine braziliane, Eduardo, pjese e skuadres se Arsenal u be protagonist ne ndeshjen e FA Cup ndaj Cardiff, duke shenuar dy gola, por ai nuk gjen kohe te gezoje per kete, pasi ne mendje i kthehet serish episodi i para nje viti, ku mbrojtesi Taylor i Birmingham kreu nje nderhyrje te dhunshme ndaj tij, duke i thyer kemben.

Nepermjet nje deklarate te leshuar nga rreshtat e “Sun”, 25 vjecari ka theksuar se mbrojtesi anglez nuk i ka kerkuar asnjehere falje per nderhyrjen e rende.

“Kam marre 25.000 mail-e nga Kroacia, Brazili dhe Anglia qe me kane uruar sherim te shpejte, por ai nuk me ka derguar asgje drejteperdrejte. Disa miq me kane thene se ai ka thene qe ka folur me mua, por kjo gje eshte absolutisht e pavertete”, shprehet Eduardo.

Top Channel