Dallku shënon, Lika 5 muaj larg fushës

18/02/2009 09:30

Ilion Lika dëmtohet dhe do të mungojë për 5 muaj me radhë. Klubi i tij në Rusi, Terek Grozni, ka bërë të ditur dje se është në tratativa për të marrë një portier të ri.

Kandidati që do të zëvendësojë shqiptarin e dëmtuar mendohet të jetë Andrej Dikanija.

Vetë presidenti i rusëve të Terek, Hajdar Alhanov, ka njoftuar dje për “Championat.ru” se, portieri i dytë i kombëtares shqiptare ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe për këtë arsye do t’i duhen plot pesë muaj për t’u rikuperuar. Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin Ari Han, i cili nuk do të ketë në dispozicion Likën për një kohë të gjatë.

Ndërkohë, nga Ukraina vjen një gol i Armend Dallkut.

Kosovari ka shënuar për skuadrën e Vorskla Poltavës në miqësoren e fituar 4-1 ndaj Nasafit. Në këtë periudhë, kur edhe po zhvillohet faza përgatitore në prag të fillimit të kampionatin ukrainas, Dallku po demonstron një formë shumë të mirë. Ai hyri në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe golin e shënoi në minutën e 60-të.

Top Channel