Toni refuzon Milanin: Bayern skuadra ime

17/02/2009 16:45

E ardhmja e sulmuesit Luca Toni eshte e gjitha gjermane. Ky vendim i ka mbyllur deren pergjithmone shpresave te Milanit per ta veshur lojtarin italian me fanelen kuqezi.

“Milan eshte nje skuader e forte dhe nuk ka nevoje per rinovime ne sulm. Ne te shkuaren kam qene shume afer kesaj skuadre por tashme nuk mund te kthehem me pas. Ne Munchen ndihem mire dhe kam nje kontrate qe me lidh edhe per dy vitet e ardhshme”, shprehet bomberi italian qe u transferua ne Gjermani gjate vitit 2007 pasi u largua nga Fiorentina.

Ne vijim te intervistes, ai flet edhe per ceshtjen Ribery. “E shikoj ne stervitje perdite dhe mendoj se eshte nje lojtar magjik. Pas 2-3 vjetesh do te behet me i miri ne bote. Nese do isha ne vendin e presidentit nuk do ta lejoja asnjehere qe te largohej”, perfundon lojtari nga Modena.

Top Channel