SHBA, i pret koken gruas, arrestohet

17/02/2009 13:45

Nje eksponent i njohur i komunitetit mysliman ne Bufalo eshte arrestuar nga policia, pasi i kishte prere koken bashkeshortes, me te cilen ishte ne prag te divorcit.

Trupi i viktimes, Aassiya Zubair Hassan, 37 vjec, u gjet ne nje studio te televizionit Bridges ne Orchard Park, ku ajo edhe punonte. Bashkeshorti i saj Muzzammil Hassan, 44 vjec, eshte pronar i televizionit, te cilin e hapi me te shoqen ne vitin 2004 dhe qe transmetonte programe per komunitetin mysliman ne shtetin e Nju Jorkut.

Vete Hassan njoftoi policine per fatin e gruas dhe vendin ku gjendej. Sipas avokatit te gruas, bashkeshorti abuzonte me te dhe ata konfrontoheshin shpesh fizikisht. Gjate bashkejeteses tetevjecare gruaja kishte marre disa here kercenime per jeten. Cifti ka dy femije 4 dhe 6 vjec.

Top Channel