Ronaldo-Real Madrid, kontrate private mes paleve

17/02/2009 16:15

Presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon nuk heq dore nga endrra per te pare me skuadren e tij sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo.

Sipas shefit te shoqerise “merengues”, shume shpejt Ronaldo do transferohet ne Madrid dhe do te luaje ne “Bernabeu”. Gazeta “AS” ben me dije se portugazi po behet gati te largohet nga Manchester United per 95 milione euro, ndersa vete lojtari do perfitoje 9 milione euro ne sezon per 5 vitet e ardhshme te kontrates.

Nderkohe, agjenti i tij Mendes do perfitoje 8 milione euro nese transferimi realizohet. Sipas te dhenave ende te pakonfirmuara, lojtari dhe klubi kane nenshkruar nje marreveshje paraprake, pavaresisht ecurise se zgjedhjeve presidenciale ne shoqerine madrilene.

Kjo eshte ofensiva e radhes nga Real Madrid per sulmuesin, i cili nuk ka bere asnje koment rreth zerave per nenshkrimin e kontrates private.

Top Channel