Mot i keq ne Kaliforni, rrezik per rreshqitje toke

17/02/2009 10:15

Moti i keq godet Kalifornine. Nje stuhi e fuqishme ka sjelle shira te rrembyeshem, ere te forte dhe reshje debore ne kete shtet.

Me te rrezikuara jane zonat e prekura nga zjarret vitin e kaluar, perfshire kontene Orange dhe veriun e Los Anxhelos, pasi ne to mund te kete rreshqitje toke. Autoritetet ndodhen ne gjendje alarmi per permbytje ne gjirin e San Franciskos dhe ne brigjet qendrore te Kalifornise.

Sinoptikanet parashikojne se moti i keq e me shira do te vazhdoje gjate gjithe javes.

Top Channel