Hoxha e Pikuli, 3 medalje në Mal të Zi

17/02/2009 10:30

Është vetëm 13 vjeçe, por në qafën e saj ka një medalje të artë. Bëhet fjalë për notaret e re, Tea Pikuli, e cila bëri një paraqitje shumë të mirë në mitingun ndërkombëtar “Mimosa Cup”, që u zhvillua në Herceg Novi të Malit të Zi, ku Shqipëria përfaqësohej me 55 notarë.

Ajo doli e para në 50 metra shpinë, në kategorinë U14, me kohën 38”08, duke marrë edhe medaljen e artë. Ndërsa në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 12-të.

Kjo do të ishte edhe e vetmja medalje e artë e notarëve shqiptarë të të gjitha kategorive në këtë turne. Po ashtu, një paraqitje të kënaqshme ka bërë edhe notari më i mirë shqiptar për meshkuj, Sidni Hoxha. 17-vjeçari zuri vendin e dytë në garën e 50 metrave stil i lirë, duke vendosur një rekord të ri kombëtar me rezultatin 23”64.

Ai grumbulloi 729 pikë. Duhet theksuar se mosha e tij është periudha ideale për një notar. Ai zuri vendin e katërt në 100 metra stil i lirë, me kohën 52”24, një tjetër rekord i Shqipërisë (719 pikë), ku mori edhe medaljen e bronzit.

Top Channel