Ferrari, probleme me sistemin Kers

17/02/2009 21:55

Gjate dites se fundit te testeve ne Bahrein, makina Ferrari ka shfaqur probleme ne sistemin Kers per rekuperimin e energjise kinetike.

Sipas nje komunikate zyrtare te skuderise nga Maranello, gjate paradites se sotme kur Raikkonen ishte ne timon, njevendeshja pati nje problem ne sistemin e energjise Kers, cka e detyroi finlandezin te futej ne bokse. Puna vazhdoi per 3 ore rresht dhe vetem pas mesdites Raikkonen u rikthye ne pisten e shkretetires ku kreu disa xhiro.

“Problemi na tregoi dicka pozitive ne aspektin e masave qe duhet te marrim per te rregulluar gjithcka ne sistemin Kers. Gjate pushimeve dimerore ne Maranello eshte bere nje pune shume e madhe me kete sistem dhe sot pame frutet e punes tone. Skuadra ka punuar duke ndjekur rigorozisht procedurat dhe ne siguri te plote”, nenvizon komunikata e skuderise Ferrari.

Top Channel