Ish kryeministri spanjoll Jose Maria Aznar ka deklaruar se nuk do marre pjese ne garen per postin e presidentit te Real Madrid.
“U bera ortak i kesaj shoqerie qe kur isha 7 vjec, por me pas bera nje pushim te gjate dhe tani jam ortak qe prej 5 vjetesh”, eshte shprehur Aznar, i cili nuk mund te hyje ne gare kunder njeriut me te favorizuar per fitore, Florentino Perez.
Arsyeja kryesore qe nuk e lejon Aznar te marre pjese ne zgjedhje eshte nje pike ne statutin e shoqerise qe thekson se nje kandidat duhet te jete ortak ne shoqeri 10 vjet pa nderprerje per te pasur te drejten e kandidimit.
Me pas, ish shefi i qeverise spanjolle flet per marredheniet me Florentino Perez. “Pervecse eshte nje njeri i madh, eshte edhe nje president i madh per Real Madrid. Ka lene nje shenje te rendesishme dhe nese do te rikthehet, do te pritet mire”, perfundon Aznar.
Top Channel