Sulm amerikan ne Pakistan, 30 te vdekur

16/02/2009 10:35

30 persona kane gjetur vdekjen si pasoje e nje sulmi amerikan ne veriperendim te Pakistanit. Deshmitaret lokale thane se kishin pare 20 kufoma, ndersa 10 viktima te tjera jane njoftuar nga televizioni Geo News.

Nje avion amerikan pa pilot leshoi dy raketa, qe goditen nje qender qe perdorej nga per rekrutimin e talebaneve. SHBA ka ndermarre disa sulme te ngjashme muajt e fundit, ku objektiva kane qene militantet e Al Kaedes dhe talebaneve.

Qeveria pakistaneze nuk e ka komentuar ende incidentin.

 

Top Channel