Projekti i ullinjve, debate PS-PD

16/02/2009 20:30

Komisioni kuvendor i veprimtarive prodhuese miratoi dhenien me koncesion te nje siperfaqe toke prej 1 mije hektaresh, e cila do te perdoret per kultivimin e ullirit ne zonen e Kavajes.

Koncesioni i eshte dhene shoqerise “Agrotal” per 99 vjet kundrejt vleres simbolike 1 euro. Votimi ka kaluar me debate te forta mes mazhorances dhe opozites.

“Nuk jane toka qe perdoren, nuk jane toka te ndara me ligjin e fermave dhe nuk cenohet asnje pronar”, ka deklaruar ministri i Bujqesise, Jemin Gjana.

Por deputeti i PS, Ndricim Hysa ka kritikuar koncesionin per cmimin e tij. “Jepni toka me 1 euro per 99 vjet. Kjo eshte e papranueshme”, ka pohuar Hysa.

Qe ne fillim opozita ka akuzuar qeverine per procedurat qe jane perdorur per dhenien e ketij koncesioni, te cilat sipas saj shtrojne dyshime te forta per korrupsion.

Top Channel