Peshkopi, debate ne zgjedhjet e PD

16/02/2009 12:30

Zgjedhjet brenda strukturave te Partise Demokratike kane perfunduar me shume debate edhe ne qarkun e Dibres.

Ne Peshkopi eshte mbajtur votimi per zgjedhjen e kryetarit te deges se kesaj partie. Nje pjese e anetareve te kesaj partie kane kundershtuar menyren e ndarjes se mandateve. Debate ka qene i forte per shkak se ne listen e kandidateve ndodheshin shume emra. Disa prej te cileve ishin Rahim Kaleci, Naim Gazidedja, Ilir Hysa dhe Premtim Kryemadhi.

Akuzat per korruptim te procesit jane bere nga disa prej kandidateve ne prani te deputetit Ilir Bano, te deleguarit nga selia qendrore. Dy nga kandidatet, Rahim Kaleci dhe Ilir Hysa dhane doreheqjen nga kandidimi ne shenje proteste dhe kane braktisur sallen se bashku me simpatizantet e tyre.

Ne fund me 284 vota kryetar i deges se Partise Demokratike ne Peshkopi u zgjidh, Naim Gazidedja, aktualisht kryetar i qarkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB