Meta: Zgjedhjet e ardhshme jane ne rrezik

16/02/2009 18:55

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjate fjales se tij ne Parlament ka ritheksuar qendrimin e tij se zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane ne rrezik.

“Zgjedhjet jane ne rrezik, kane qene ne rrezik konsensual dhe mbeten te tilla”, ka deklaruar Meta duke iu referuar bashkepunimit PS-PD per ndryshimet kushtetuese.

Kreu i LSI ka kritikuar qeverine edhe per procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.

“Vetem Berisha e ka marre karten e identitetit. Ju keni djegur mundesine qe vota e qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e ardhshme te jete e lire”, ka pohuar Meta duke iu drejtuar deputeteve te mazhorances.

Me tej gjate fjalimit te tij, Meta ka kritikuar qeverine edhe per nje sere ceshtjesh te tjera, ne vecanti per ate te legalizimeve.

“Sot i vetmi qe ka tapi ne Shqiperi eshte kryeministri Berisha, pasi vetem ai ka marre toke. Me procesin e legalizimeve keni tallur popullin”, ka shtuar Meta.

Top Channel