Kushtetuesja pezullon “Dosjet”

16/02/2009 14:55

Pas shume debateve per Ligjin e Lustracionit ne radhet e politikes, pas kritikave ne rritje te nderkombetareve ndaj ketij ligji, Gjykata Kushtetuese hedh hapin e pare duke marre vendim per pezullimin e tij deri ne momentin e vendimit perfundimtar te kesaj gjykate. (UPDATE)

Ashtu sic edhe pritej trupi gjykues shqyrtoi Relacionin e Kolegjit te perbere nga tre gjyqtare dhe vendosi pezullimin e Ligjit te Lustracionit, bazuar ne kerkese ankimimin e deputeteve te opozites, i cili u konsiderua ankimimi me i formatuar ligjerisht perkrah dy te tjerave, te Komitetit Shqiptar te Helsinikit dhe shoqates se prokuroreve.

Vendimi per pezullim te ligjit do te thote qe Ligji i Lustracionit nuk mund te zbatohet deri ne vendimin perfundimtar te gjykates, por gjithashtu as nuk mund te ndryshohet dhe as te hartohet nje ligj tjeter me kete objekt.

Gjykata Kushtetuese ka patur disa rekorde kohore ne marrjen e vendimeve gjate viteve te demokracise, ajo ka marre nje vendim ne vitin 2002, ne shkurt pas 24 oreve, nga ankimimi i disa deputeteve ne lidhje me interpretimin e nje neni qe lidhej me  betimin dhe dekretimin e ministrave te qeverise se sapokrijuar Majko dhe rekordin tjeter te afatit me te gjate te per Ligjin e Legalizimeve, ku per marrjen e vendimit perfundimtar Gjykates Kushtetuese iu desh afro nje vit.

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te Ligjit te Lustracionit, deri ne marrjen e vendimit perfundimtar, Gjykata nuk detyrohet ne asnje nen te ligjit te ligjit per funksionimin e saj, qe te kete nje afat kohor per t’u shprehur perfundimisht.

I vetmi afat i kesaj gjykate per te gjitha ankimimet eshte qe brenda 2 muajve ajo duhet te marre ne shqyrtim ankimimin ndersa per vendimin perfundimtar nuk ka asnje afat.

Pas miratimit nga parlamenti, Gjykata Kushtetuese u njoh me tre kerkesa per antikushtetutshmerine e tij dhe vendosi fillimisht qe ajo qe do te shqyrtohet, ishte kerkesa e deputeteve opozitare.

Kjo kerkese perfshinte si pike te pare pezullimin e ligjit dhe me pas argumentimin ligjor rreth 25 faqe, ku ishin  renditur hap pas hapi 28 nene te Ligjit te Lustracionit qe bien ndesh sipas ankimimit ne Kushtetuese, qe nga balancimi dhe ndarja e pushteteve, tek nderprerja e madateve dhe deri tek shkelja e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

Top Channel