
Ministri i Brendshem Bujar Nishani, duke iu pergjigjur akuzave te opozites per ceshtjen e pasaportave te reja, ka deklaruar se procesi eshte duke u zhvilluar normalisht.
“Procesi vazhdon ne menyre normale ne bashkine e Tiranes, ne ate te Durresit, Lezhes, Lushnjes e ne ate te Kamzes. Nderkohe, procesi ka filluar sot ne bashkine e Vlores, Gjirokastres e Sarandes dhe prej neser do te vijoje ne Fier dhe ne qytetet e tjera”, ka pohuar Nishani.
Me tej ministri ka dhene garancine e tij se ne zgjedhjet e ardhshme listat e votuesve do te jene te pastra, ndryshe nga zgjedhjet qe jane zhvilluar deri me sot.
“Ne zgjedhjet e kaluara nje qytetar e kishim te regjistruar deri ne 5 here. Ndersa sot kemi lista te pastra”, ka shtuar Nishani.
Top Channel