Ekonomia japoneze, ne renie

16/02/2009 09:40

Ekonomia e Japonise eshte ne recesion. Ajo pesoi nje tkurrje me 3.3% ne tremujorin e katert te vitit te kaluar, renia me e madhe qe nga viti 1974.

Shifrat tregojne kerkesa ne renie per eksportet japoneze, perfshire makinat dhe mallrat e konsumit.

Kryeministri Taro Aso po pengohet ne reagimin e tij nga parlamenti i ndare, ndersa synon miratimin e nje pakete stimuluese me vlere rreth 218 miliarde dollare. Por sondazhet e fundit tregojne se me pak se 10 perqind e shtetasve mbeshtesin kryeministrin, qe duhet te therrase zgjedhjet e pergjithshme ne muajin shtator.

Ministri i Ekonomise, Kaoru Yosano tha se Japonia po perballet me krizen me te rende ekonomike qe nga fundi i Luftes se Dyte Boterore. 

Top Channel