“Dosjet”, PS: Berisha te heqe dore nga presioni

16/02/2009 14:40

Partia Socialiste reagon pas pezullimit te Ligjit te Dosjeve nga Gjykata Kushtetuese dhe i kerkon kryeministrit te respektoje institucionet e larta te vendit.

Kryetarja e grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj theksoi se Berisha duhet te heqe dore nga presioni, pasi shteti ligjor nuk respektohet duke luftuar institucionet.

Socialistet jane gati te bashkepunojne per nje projektligj per Lustracionin qe respekton Kushtetuten dhe qe ka standarte evropiane.

Nga ana e saj, Levizja Socialiste per Integrim e ka pershendetur pezullimin e Kushtetueses per Ligjin e Dosjeve.

Top Channel