
Kryeministri Sali Berisha reagon ndaj Gjykates Kushtetuese pas pezullimit te Ligjit te Lustracionit, ndersa thekson se kabineti qe ai drejton do te respektoje ligjin.
“Jemi te detyruar te pranojme vendimin e Gjykates Kushtetuese edhe pse nuk jemi dakord me te. Qeveria ime nuk vihet kunder ligjit dhe ne do te zbatojme vendimet e saj”, u shpreh Berisha.
Gjithsesi kryeministri thekson se Gjykata Kushtetuese dhunoi parimin e integritetit dhe theu ligjin e saj organik, ndersa premton se ai vete nuk do te terhiqet kurre nga Ligji i Lustracionit.
Deklarata e kryeministrit u dha gjate mbledhjes se radhes se deputeteve demokrate.
Ligji i qeverise per Dosjet, ka hasur ne kundershtimin e opozites dhe nderkombetareve. Keta te fundit, nuk kundershtojne nje ligj per Lustracionin, po kerkojne qe procesi te permbushet ne saje te konsensusit politik.
Top Channel