Tirana merr kreun, Vllaznia ndalet ne Elbasan

15/02/2009 16:45

Tirana ka triumfuar ne Kavaje kunder Beses ne ndeshjen e vlefshme per javen e 20-te te Superliges duke marre keshtu kreun e tabeles, pas barazimit te Vllaznise ne Elbasan.

Te paret ne avantazh kane kaluar kryeqytetasit me ane te Xhafes ne minuten e 29-te te takimit, por ka qene Mihani qe ne te 44-ten ka barazuar 1-1, rezultat qe mbylli dhe 45 minutat e para. Ne pjesen e dyte bardheblute kane shenuar dy here me ane te Agollit ne minuten e 54-te dhe Memellit ne te 75-ten.

Ndeshje e bardhe pa gola ka qene ajo mes Elbasanit dhe Vllaznise se Shkodres. Nje rezultat qe detyron shkodranet te lene kreun e klasifikimit.

Dinamo ka fituar me veshtiresi me Apolonine ne nje ndeshje plote gola te luajtur ne Tirane. Ka qene Brkic qe ne minuten e 7-te te takimit ka kaluar miqte ne avantazh, rezultat qe u barazua ne fund te pjeses se pare nga Sefa, i cili ka qene edhe heroi i Dinamos ne kete ndeshje. Ai ka shenuar edhe dy gola te tjere ne 45 minutat e dyta ne te 62-ten dhe 74-ten, nderkohe per fieraket ka shenuar Hadjibulic ne minuten e 81-te.

Teuta e Durresit ka barazuar me Lushnjen 1-1 pas golave te Topit per miqte ne minuten e 51-te dhe Viles per vendasit ne minuten e 74-te. Skuadra durrsake eshte detyruar te luaje me 10 lojtare qe ne minuten e 24-te pas ndeshkimit te Vashakut me karton te kuq.

Flamurtari i Vlores ka barazuar 1-1 me Bylisin e Ballshit. Kane qene Muca qe ne minuten e 12-te te pjeses se pare ka kaluar vendasit perpara, por entuziazmi i tifozeve eshte nderprere nga Galica qe ne minuten e 70-te barazoi lojen.

Partizani vijon serine e humbjeve, por kete here me Shkumbinin pas golit te Dervishit ne minuten e 42-te te pjeses se pare. Ne kete ndeshje Turdiu per vendasit eshte ndeshkuar me karton te kuq ne minuten e 81-te.

Pas ketyre takimeve Tirana kryeson me 39 pike, e ndjekur nga Vllaznia me 38, Dinamo 31, Shkumbini 30, Besa 29, Teuta 26, Flamurtari 25, Apolonia 24, Elbasani 23, Partizani 19 dhe ne fund te tabeles Lushnja e Bylisi me 18 pike.

Top Channel