Mexico City thyen rekordin “Guinness” per puthjet

15/02/2009 20:45

Mexico City theu rekordin boteror te puthjeve. Ne diten e Shen Valentinit, 40 mije njerez u puthen ne qender te kryeqytetit meksikan, duke e kaluar rekordin “Guinness” te mbajtur deri tani nga Anglia.

Rekordi i cili nuk thyhej qe prej vitit 2007, u certifikua nga perfaqesuesi i librit te rekordeve “Guinness” ne Meksike.

Mijera njerez u puthen njekohesisht per 10 sekonda. Zyrtaret ia dedikojne suksesin, deshires se meksikaneve per te sfiduar klimen e pazakonte te dhunes qe ka pushtuar vendin.

Nje vale dhune shpertheu ne vend, kur policia goditi disa banda droge. Vetem ne 2008-en si pasoje e ketij konflikti humben jeten mbi 6 mije persona.

Ndaj ne diten e Shen Valentinit, ministri meksikan i Turizmit falenderoi te gjithe ata qe shmangen friken dhe dolen ne shesh per t’i dhuruar te tjereve nje puthje.

Top Channel