Interi fiton derbin me Milanin

15/02/2009 22:40

Interi ka fituar derbin me te rendesishem te javes se 24-te te Serise A duke mundur Milanin me rezultatin 2-1. Zikaltrit kane shenuar te paret me ane te Adrianos ne minuten e 29-te, gol i cili u realizua me dore, por nuk u pa nga arbitri.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Stankovic qe ne minuten e 43-te ngriti ne kembe “San Siron”. Goli i nderit per kuqezinjte eshte shenuar nga Pato ne minuten e 71-te.

Milani eshte perpjekur duke krijuar shume raste ne minutat e fundit te takimit me ane te Inzagit, por pa arritur te ndryshoje rezultatin e derbit te 269-te midis dy skuadrave.

Pas kesaj ndeshjeje ne krye te Serise A eshte Interi me 56 pike, i ndjekur nga Juventus me 9 pike me pak dhe Milani me 45 pike.

Top Channel