
Partia Demokratike ka nisur fushaten zgjedhore ne Delvine, Sarande dhe Gjirokaster.
Me 108 vota pro, kryetari i deges se PD-se ne Delvine eshte rikonfirmuar Dhurim Alimani kundrejt Fatos Dautit i cili mori vetem 8 vota.
Ne Sarande zgjedhja e kryetarit te PD-se eshte shoqeruar me debate te ashpra. Ne kete gare ishin pozicionuar kryetari aktual Ylli Piro, nenkryetari i bashkise, Albert Maci dhe Arlond Kerma kandidature qe vjen nga te rinjte.
Kryetari i deges se PD-se u shpall Ylli Piro me 204 vota, Albert Maci mori vetem 38 vota dhe Arnold Kerma mori 59 vota.
Pikerisht ky ishte momenti kur debatet u ashpersuan duke hedhur akuza per flete votimi te qarkulluara me votim te diktuar.
Ne Gjirokaster Partia Demokratike pritet te zhvilloje zgjedhjet per kryetarin e deges. Deri tani jane disa kandidate ne gare si Spartak Drasa, Altin Como, Paqsor Aliko, Edi Karagjozi, Maksi Loglie dhe Berti Cela.
“Kane dale shume kandidatura per kryetar te PD-se, ne kemi bere edhe nje mbledhje per te bere zgjedhjet qe do t’i propozohen PD-se ne Tirane per te zgjedhur kandidaturat per te cilat do te votohet”, eshte shprehur kryetari i PD-se se Gjirokastres, Vasil Muka.
Per zgjedhjet e krereve te degeve te PD-se ne Delvine e Sarande ishin te deleguar Astrit Patozi, Leonard Demi, Ferdinand Poni, Arben Qiriako dhe Flori Xhudi.
Top Channel