Java e 20-të, Vllaznia e Tirana, në transfertë

14/02/2009 10:25

Pas mesjavës së ngarkuar me impenjime ndërkombëtare të ekipeve kombëtare, kampionati shqiptar rinis të dielën atje ku e la, në javën e 20 të futbollit.

Kjo javë nuk ofron duele direkte mes pretendentëve të përfshirë në luftën për titull, por rivaliteti mes Vllaznisë, Tiranës dhe Dinamos do të duhet të vazhdojë në distancë.

Megjithatë nuk mungojnë sfidat interesante. Një prej tyre do të jetë ajo mes Elbasanit dhe Vllaznisë kryesuese. Shkodranët do të kërkojnë me ngulm fitoren në transfertën ndaj verdhebluve, pasi vetëm kështu do të mund të kishin të sigurt vendin e parë.

Ndërsa Tirana, vetëm një pikë larg Vllaznisë, shpreson në një hap flas të shkodranëve, për të rimarrë kreun. Por më parë, atyre do të duhet të kalojnë një pengesë jo pak të vështirë, Besën. Përballja mes dy ekipeve të mësipërme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kavajës.

Po ashtu titullin pretendon dhe Dinamo edhe pse e shikon veten mjaft e distancuar (-8 pikë) nga dy kryesueset Vllaznia e Tirana. Me ndryshimin e trajnerit të skuadrës, ku vendin e Dalicit e ka zënë Shkëlqim Muça, pritet të nisë edhe kthesa e bluve, te të cilët duket se ish-trajneri bardheblu ka rikthyer besimin te vetja.

Dinamo do të presë nesër Apoloninë. Ndeshje të vështirë ka edhe Partizani, i cili do të luajë në shtëpinë e Shkumbinit. Java e 20 mbyllet me ndeshjet Teuta-Lushnja, Bylis-Flamurtari.

Top Channel