Herta fiton 2-1 dhe merr kryesimin, mundet Shalke

14/02/2009 18:45

Herta e Berlinit ka mundur 2-1 Bajernin e Mynihut dhe falë humbjes së Hofenhajmit një ditë më parë, ka marrë edhe kryesimin e Bundesligës me 40 pikë.

Në sfiden mes rivaleve direkt, berlinezët kaluan të parët në avantazh me anë të Andrej Voronin që tundi rrjetën në fundin e pjesës së parë. Me rifillimin e lojës, skuadra e Klinsman u rikthye në lojë me sulmuesin Miroslav Klose që shënoi pas tentativës së katërt radhazi në portën e Hertës. Por ishte sërish ukrainasi Voronin që me golin e dytë personal vulosi gjithcka në 2-1. Një ditë jo e mirë kjo për Klinsman, i cili përvec humbjes të mendojë edhe për dëmtimin e italianit Luka Toni.

Disfatë e hidhur në transfertë edhe për pretendenten tjetër Shalke, e cila humbi 2-1 në fushën e Bohumit. Miqtë nga Gelsenkirshen shënuan të parët me Kevin Kuranji në minutën e 18-të por më pas erdhi reagimi i vendasve. Azauag coi skuadrat në pushim në barazimin 1-1 ndërsa në minutën e 57-të ishte Dabrovski sigloi golin e fitores për Bohumin.

Top Channel