Hamas: Procesi i paqes nuk has ne pengesa

14/02/2009 20:35

Lideri i organizates ekstremiste palestineze, Hamas, Khaled Meshaal ka reaguar menjehere pas kerkeses se kryeministrit iozraelit, Ehud Olmert per te liruar ushtarin e marre peng para 3 vjetesh.

Nga Damasku ku ndodhet ne azil ai ka mohuar faktin se ekzistojne pengesa per arritjen e marreveshjes afatgjate te paqes ne Lindjen e Mesme. Meshaal nuk ka dhene detaje per kohen e arritjes se marreveshjes dhe nuk i ka komentuar lajmet e televizionit Al Xhazira qe thekson se deri diten e neserme mund te arrihet nje marreveshje paqeje per 18 muajt e ardhshem.

Pak ore me pare, kryeministri izraelit Olmert deklaroi se nese Hamas nuk e liron ushtarin e rrembyer 3 vjet me pare, shteti hebre nuk do nise bisedimet me njesitin guerrilas per paqen ne territoret e Rripit te Gazes.

Top Channel