Valencia ne krize, shtyhet data e pagave

13/02/2009 21:45

Valencia ka hyre ne nje krize te thelle ekonomike qe rrezikon seriozisht shperberjen e skuadres.

Edhe pse presidenti Soriano kishte premtuar se do t’i ndante pagat e lojtareve ne daten 13, ata nuk kane futur asnje kacidhe ne xhepa. Soriano ka zhvilluar nje takim me tre “senatoret”, Marchena, Albiol e Vicente, te cileve u ka bere me dije se shperndarja e pagave eshte shtyre per nje date ende te pacaktuar.

Pak kohe me pare, Soriano dha alarmin e krizes ekonomike ne klubin galician, duke vene ne levizje skuadrat e medha te interesuara per xhevahiret e shumte te Valencias. Dy me te kerkuarit jane sulmuesi David Villa dhe mesfushori David Silva, te cilet me shume mundesi po luajne sezonin e fundit ne “Mestalla”.

Top Channel