Superliga, ndeshjet dhe gjyqtaret e javes se 20-te

13/02/2009 15:15

Kete fundjave luhet java e 20-te e Superliges ku ndeshjet me delikate dhe interesante jane ato mes Elbasanit e Vllaznise si dhe Beses e Tiranes.

Faruk Sejdini do te beje debutimin ne stolin elbasanas ne nje ndeshje shume te veshtire ndaj kryesuesve te kampionatit ne drejtimin e arbitrit Artan Taullau. Ndeshjen e Kavajes, Besa-Tirana do ta drejtoje Sokol Cekaj, ndersa Teuta-Lushnja do te kete si “bilbil” kryesor Lorenc Jeminin. Nje tjeter perballje interesante eshte edhe ajo mes Shkumbinit te hekurt ne shtepi dhe Partizanit qe kerkon te mbijetoje ne kategorine e me te mireve.

“Xhaketa e zeze” e ketij takimi do te jete Tanush Latifi. Ne Tirane, Dinamo pret Apolonine e blerjeve te shumta nen drejtimin e arbitrit te FIFA-s, Albano Janku, ndersa ne Ballsh, vendasit synojne 3 pikeshin ndaj Flamurtarit. Per kete takim arbiter eshte caktuar Elvis Peza.

Top Channel