Shqiperia ne erresire, OST nuk di shkaqet

13/02/2009 16:35

Sistemi energjetik shqiptar eshte rrezuar plotesisht paraditen e se premtes si pasoje e nje avari te ndodhur ne linjen e transmetimit te Kosoves duke nderprere per rreth 15 minuta furnizimin me energji ne te gjithe vendit. (UPDATE)

“Rreth ores 09:15 eshte stakuar linja e interkonjeksionit mes Shqiperise dhe Kosoves. Me pas eshte renduar linja qe lidh sistemin grek dhe u stakuan te gjithe agregatet zinxhire neper hidrocentrale. Ne do te analizojme shkaqet pse ndodhi avaria”, u shpreh drejtori i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, Ymer Balla.

OST deklaron se situata tashme eshte vene plotesisht ne kontroll dhe i gjithe vendi po furnizohet normalisht me energji.

Rrjeti energjitik shqiptar, pavaresisht investimeve te medha qe ka marre, ne disa pjese te tij ka pika te dobeta qe ne situate te motit te keq apo ngarkeses se madhe behen shkak per avari te renda.

Top Channel