Scolari shfryn: Chelsea skuader pa kampione

13/02/2009 15:45

Pak dite pas shkarkimit nga stoli i Chelsea, trajneri Luis Felipe Scolari ka shfryre ndaj ish skuadres se tij, duke i akuzuar per joprofesionalizem.

“Eshte nje skuader pa kampione ku asnje nuk mund te beje ndryshimin. Pas demtimit, Didier Drogba nuk kishte me besim ne vetvete, ndersa Florent Malouda eshte nje lojtar i brishte qe nuk mundi asnjehere te kthehej si ne kohet e Lyon”, shprehet portugezi, i cili ka hasur shume veshtiresi ne pershtatjen e skuadres me sistemin e tij te lojes.

Pak dite para ndeshjes me Hull qe solli edhe shkarkimin e tij, Scolari kishte dhene nje interviete te gjate ku kishte folur per te njejten gje, duke thene se skuadra nuk arrinte te bente diferencen ne fushe. “Ne te shkuaren kishim Robben, ndersa Robinho do ishte lojtari qe nuk ka frike te dribloje dhe te marre rrezikun persiper”, ishte shprehur trajneri, duke u ankuar se nuk kishte pasur kohe per t’u mesuar futbollin lojtareve te tij per shkak te mungeses se marredhenieve me ta. 

Top Channel