Malta, ndeshja ku na falen 1 pike

13/02/2009 20:10

Asgje sipas parashikimit, na duhej nje skuader e forte per kete ndeshje, por nuk e kishim, na duhej, nje fitore dhe nuk e morem.

Mungoi grinta, motivimi, gjendja fizike e lojtareve, apo gaboi trajneri? Mund te ishin te gjitha keto, por mbi te gjitha ne treguam se nuk mund te bejme asnjehere rolin e dominuesit, gjithmone jemi mesuar te jemi inferiore, sepse ne fund te fundit ne jemi Shqiperia.

Ndeshja me Malten tregoi edhe cilesine e futbollit ne Shqiperi. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, kishim me shume lojtare te kampionatit shqiptar qe, ashtu si thote dhe vete trajneri Haan, jane ende larg nivelit qe kerkohet per te luajtur dhe per te pretenduar. Pjesa tjeter e lojtareve qe militojne jashte vendit, duke filluar nga portieret, Beqaj, Hidi dhe Ujkani, prej kohesh nuk jane aktivizuar ne skuadrat e tyre, Bulku, Curri, Dallku gjithashtu nuk kane filluar ende kampionatin ne Ukraine, pasi eshte pushim.

Klodian Duro vazhdon te ngrohe stolin ne skuadren e tij ne Qipro prej shume kohesh, per te arritur deri te reparti avancuar ku Erjon Bogdani, prej disa muajsh nuk ka luajtur asnje minute ne Serine A. I vetmi qe luan me skuadren e tij eshte Hamdi Salihi ne Austri, por ne Malte ai ngrohu vetem stolin.

Mund te kishte dhe nje zgjidhje tjeter per sulmin, por nese trajneri vendosi te zgjidhte Bogdanin, atehere te tjeret e ketij reparti, sipas Arie Haan, ishin edhe me te dobet. Edhe pse ndokush mendon se me dobet se kaq nuk ka. Perpjekja e Likes dhe e Skeles ne pjesen e pare, nuk mjaftuan per te marre me shume se nje pike edhe pse kundershtari yne ishte Malta.

Me gjithe seancat e shtumta stervitore menyrat e ndryshme te kombinimeve te perdorura nga Haan, formacioni ishte nje 11-she e pasigurte dhe vete per te. Atmosfera ne prag te kesaj ndeshjeje ishte e denje per nje fitore si mes lojtareve ashtu dhe te i gjithe stafi.

45 minutat e para treguan mangesi, probleme orientimi te lojtareve si Vrapi, Agolli, Beqiri, Duro, Dallku dhe Bogdani. Per ta permiresuar mbrojtjen, trajneri largon Agollin per te futur Vangjelin, nje zevendesim qe e kupton se e kishte bere gabim 10 minuta me vone, pasi lojtari i Aris-it te Selanikut, nuk arriti te zbatoje urdhrat e tij.

Ne kete pike, per t’iu shmangur me te keqes, nje humbjeje, Arie Haan me turp pranon te mbroje barazimin, ose me mire te themi te falenderoje Malten. Amatorizmi i lojtareve te saj beri qe te mos shenoje gol ne porten tone, duke na dhene nje pike qe ne konteksin e shume gjerave qe shkuan keq, ngjan vertete e vetmja gje pozitive e kesaj ndeshjeje. Tani na mbetet te themi se te pakten nuk u mundem…

Top Channel