“Dosjet”, ne Kushtetuese

13/02/2009 15:00

Ceshtja e Ligjit te Lustracionit ka mberritur ne nje pike vendimtare. Burime jozyrtare nga Gjykata Kushtetuese bejne te ditur per Top Channel se nga mesi i javes se ardhshme anetaret e Gjykates Kushtetuese do te mblidhen per te vendosur nese do te pezullojne apo jo zbatimin e Ligjit te Lustracionit.

Te njejtat burime konfirmojne se hapi i pare procedurial i Gjykates Kushtetuese eshte ezauruar nga shqyrtimi i grupit te tre gjyqtareve te kerkeses se Partise Socialiste kunder ligjit, duke e konsideruar ate si kerkesen me mire te formatuar nga tre kerkesat qe kane mberritur ne kushtetuese per kundershtimin e ligjit si antikushtetues.

Por marrja e nje vendimi te mundshem javen e ardhshme nga Gjykata Kushtetuese nuk eshte lajmi i vetem.

Kuvendi i Shqiperise, si pale e paditur ne Gjykaten Kushtetuese nga Partia Socialiste, i ka derguar nje leter Gjykates Kushtetuese, ku ne themel te letres, qendrojne dy kerkesa nga Parlamenti, se pari Gjykata Kushtetuese te mos pezulloje ligjin, se dyti, anetaret e Gjykates Kushtetuese qe mund te jene ne konflikt interesi, pra kane qene prokurore ose gjykates ne procese politike, te mos marrin pjese ne gjykim. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e konfirmoi kete gjate paradites se te premtes.

“Ai gjykates qe ka konflikt interesi, ashtu sikurse veprojne gjithe gjykatat e botes, nuk duhet te marre pjese ne proces”, u shpreh Topalli.

Por detajet e ketij artikulimi te pergjithshem te kryetares se Kuvendit, Top Channel i zbulon nepermjet letres qe kuvendi i Shqiperise i ka cuar Gjykates Kushtetuese, ku se pari shprehet per parimin kushtetueses te paanesise se gjyqtareve.

“Një nga parimet themelore dhe universale të gjykimit kushtetues në shqyrtimin e çështjeve është paanësia e trupës gjyqsore . Kjo nënkupton paanësinë e çdo anëtari të saj.Ky parim qëndron në themel të rendit juridik të të gjitha vendeve të botës duke përfshirë rendin juridik të Republikës së Shqipërisë. Një gjë e tillë parashikohet si në Kushtetutën tonë ashtu edhe në ligjin nr.8577, datë 10.2.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, thuhet ne leter.

Letra e kuvendit per Gjykaten Kushtetuese, duke iu referuar parimit te paanesise se trupes gjyqesore, merr parasysh edhe situaten e pamundesise se shqyrtimit te ligjit nga Gjykata Kushtetuese, nese shumica e anetareve te saj, do te gjendej ne konflikt interesi dhe do te mungonte kuorumi i nevojshem per marrjen e nje vendimi.

Parimi i paanësisë prevalon kundrejt çdo parimi tjetër, qoftë edhe në rastet kur mund të rrezikohej shkaktimi i pamundësisë për të gjykuar një çështje për shkak të mosarritjes së kourumit për të shqyrtuar çështjen apo për të marrë vendim.

Jurisprudenca e Gjykatës Supreme të SHBA na jep shëmbuj të tillë.  Për shkak të konfliktit të interesit në çështjen, “American Isuzu Motors kundër. Ntsebeza”, më pak se një vit më parë, katër anëtarë të Gjykatës Supreme të SHBA; Roberts, Alito, Anthony Kennedy dhe Stephen Breyer nuk morën pjesë në shqyrtimin dhe marrjen e vendimit në këtë çështje. Pavarësisht se kjo shkaktoi pamundësinë e krijimit të kuorumit të nëvojshëm për shqyrtimin e kësaj çështjeje, Gjykata Supreme e SHBA nuk e shqyrtoi këtë çështje, duke lënë automatikisht në fuqi vendimin e  Gjykatës së Apelit.

Duke permendur raste te publikuara ne media per nje konflikt te mundshem interesi te disa anetareve te Gjykates Kushtetuese, kuvendi i Shqiperise i kujton anetareve nje nen sipas te cilit gjyqtaret mund te heqin dore nga ceshtja.

“Neni 36 pika 1, gërma a, e ligjit “Për organizimin dhe fumksionimin e Gjykatës Kushtetuese” parashikon që: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është i detyruar të heqë dorë nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete kur për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij.Në një arsyetim të thjeshtë mund të kuptohet lehtësisht që ai nuk mund të gjykojë një çështje që lidhen drejtpërdrejt me vetë personin e tij. Në këtë rast gjyqtari objektivisht vihet në pamundësi për të gjykuar këtë çështje”, sqarohet me tej.

Letra e kuvendit behet me konkrete ne sugjerimin per te mos pezulluar ligjin, kur argumentohet se Ligji i Lustracionit nuk ka veprim te menjehershem mbi ata qe do te verifikohen, pasi ata kane te drjeten e ankimit ne tre shkallet e gjyqsorit dhe vetem atehere papajtueshmeria e funksionit te tyre me ligjin, hyn ne fuqi.

“As kërkuesit dhe askush tjetër nuk mund të pretendojë se, procesi i verifikimit të subjekteve është antikushtetues dhe si i tillë në vetvete përbën një shkak për pezullimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Transparenca e çdo zyrtari për të kaluarën e tij është detyrimi minimal kundrejt bashkëqytetarëve të tij. çdokush do të kishte të drejtë të verifikonte fakte dhe rrethana që lidhen me të kaluarën e një zyrtari të lartë në vendin tonë. Nëse do të kërkohej të pezullohej ky proces atëherë kjo do të ishte një shkelje flagrante e Kushtetutës”, thuhet me tej ne leter.

Kuvendi i Shqiperise, thuajse ne fund te letres, eshte treguar i kujdesshem te mos atakoje Gjykaten Kushtetuese si institucion qe garanton respektimin e Kushtetutes, edhe per rastin ne fjale. Por e ben kete, pa hequr dore nga kerkesa per te mos pezulluar Ligjin e Lustracionit.

“Ju sigurojmë se Parlamenti nuk është kundër gjykimit nga Gjykata Kushtetuese, por situata që me sa duket ndodhet Gjykata Kushtetuese, kërkon të gjejë mënyrën që të gjykojë jashtë konfliktit të interesit, të gjejë instrumentat për sa kohë të dhënat e bëra publike lënë të kuptojnë se ka anëtarë të gjykatës në konflikt të hapur interesi.
Nga sa më sipër paraqesim kërkesën tonë, si subjekt i interesuar me të drejtë ndërhyrje edhe në këtë fazë të procedimit kushtetues për mos ndërmarrë vendimin e pezullimit të efekteve të ligjit “Për  pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë  të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, shkruhet ne fund te letres. 

Te henen kuvendi ka ne rendin e dites ngritjen e autoritetit te verifikimit te figurave. Por kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, dha nje pergjigje qe reflektonte nenin e rregullores se kuvendit, e cila parashikon heqjen e nje ceshtjeje nga rendi i dites vetem me tre te pestat e votave.

Top Channel