Debora izolon fshatrat malore ne veri

13/02/2009 08:40

Reshjet e debores, qe kane perfshire lartesite ne te gjithe territorin e vendit, kane sjelle probleme ne qarkullimin rrugor.

Veshtiresi serioze ka pasur ne kalimin e Qafes se Llogorase ne Vlore e Qafen e Malit ne Kukes, ndersa situata eshte veshtiresuar ne shume segmente te rrugeve kombetare e te rrugeve rurale.

Gjendja eshte paraqitur me e veshtire gjate nates se djeshme ne Qafen e Malit, ne aksin Tirane-Kukes, ku eshte krijuar konfuzion ne levizjen e mjeteve, kryesisht te tonazhit te rende.

Edhe Qarku i Shkodres eshte perfshire nga ulja e temperaturave dhe reshjet e debores. Ne Dukagjin dhe Vermosh rruget e disa fshatrave jane bllokuar nga reshjet e debores.

Gjithashtu ne keto zona mesohet se ka probleme ne komunikim dhe rezerva ushqimore. Konkretisht jane disa fshatra te thelle ne Komunen Shale e Shosh te Dukagjinit dhe disa fshatra si Lepusha, Nikci e Vermoshi ne Komunen Kelmend te rrethit Malesi e Madhe.

Top Channel