Blerim Xhemaili rrezikon të përjashtohet

13/02/2009 10:05

Pas një fillimi të jashtëzakonshëm, karriera e Blerim Xhemailit te Torino është në udhëkryq.

Edhe pse fitoi menjëherë simpatinë e tifozëve dhe presidentit Urbano Kairo, shqiptari nga Maqedonia duket se nuk pëlqehet nga trajneri aktual i skuadrës së Serisë A, Valter Novelino. Objektivi i këtij të fundit është që ta “gozhdojë” mesfushorin në stolin rezervë.

Tekniku e sheh Xhemailin si një lojtar më teknik nga sa që nevojitet dhe që prodhon pak për skuadrën në fushë. I gjithë ky ndryshim ka ardhur në momentin kur drejtuesit e klubit kishin gjetur akordin me Boltonin për gjysmën tjetër të kartonit: anglezët do të përfitonin 2 milionë euro.

Sipas mediave përtej Adriatikut, Novelino “po shkatërron punën e mirë që kishte bërë me lojtarin paraardhësi i tij, Biazi”. Gjithsesi, Xhemaili ka fituar simpatinë e shumë drejtuesve në Serinë A. Drejtori i klubit tek Interi, Oriali, ka folur me superlativa për lojtarin, ndërsa Korvino i Fiorentinës e sheh si përforcim për “vjollcët”.

Top Channel