Aston Villa, Barry premton besnikeri

13/02/2009 16:50

Gareth Barry ka fituar besimin e plote te trajnerit Martin O’Neill tek Aston Villa dhe mendon se e ardhmja e tij eshte vendosur edhe pse pak kohe me pare ai u kerkua nga Liverpool.

Pasi zuri nje vend titullari ne skuadren nga Birmingham-i, mesfushori 28 vjecar anglez pohon se nuk ka menduar asnjehere te largohet nga Villa. “Kam shume respekt per shoqerine, trajnerin dhe shoket. Une dhe trajneri jemi profesioniste qe duan me te miren per skuadren. Marredhniet me te i kam shume te mira”, thekson Barry.

Me tej, ai deklaron se shiritin e kapitenit do ta mbaje deri ne momentin qe Laursen te rekuperohet plotesisht. “E presim shume shpejt rikthimin e tij ne skuader per te arritur objektivin tone qe eshte nje vend ne Champions League per sezonin e ardhshem”, perfundon mesfushori.

Top Channel