Aksidenti i Schumacher, cfare frike…

13/02/2009 20:40

Michael Schumacher ka rrezikuar jeten gjate testeve me nje motor Honda Superbike ne Kartagjene ku pesoi nje incident.

Edhe pse skuderia mohoi zerat per humbjen e ndjenjave, gazeta “Bild” ka publikuar foto nga incidenti, te cilat tregojne qarte se aksidenti i ish 7 here kampionit te botes ne Formula 1, i ka rrezikuar jeten.

Ne foto shihet qarte trupi i Schumi-t i shtrire pertoke disa minuta. Me pas ai u transportua ne spital ku iu nenshtrua kontrolleve te imtesishme per disa ore. Pasi doli nga pista, Schumi ka fluturuar ne ajer, duke humbur ndjenjat, ndersa forcat e shpetimit jane munduar ta permendin.

“Michael ka bere per rreth 20 vjet punen me te rrezikshme ne bote dhe do vazhdoje te ndjeke hobin e tij per te garuar”, ka deklaruar menaxheri i ish pilotit te Formula 1.

Top Channel