
Policia ka ndaluar dhe po merr ne pyetje dy persona, te akuzuar per zjarrvenie ne shtetin e Viktorias ne Australi.
Personat dyshohen si pergjegjes per venien e te pakten dy zjarreve qe perfshine Australine juglindore. Zjarret shkaktuan 181 viktima dhe lane 5 mije persona te pastrehe. Hetimet per zjarrveninet jane ne fazen e pare dhe policia nuk ka deklaruar ende nese te ndaluarit do te mbahen nen arrest, pasi ndaj asnjerit nuk jane ngritur ende akuzat.
Megjithe shirat dhe ftohjen e motit, zjarrfikesit jane perballur serish me flaket, ndersa hetimet vazhdojne. Kryeministri Kevin Rudd shpalli nje dite zie kombetare ne nderim te viktimave. Ndersa vazhdon kerkimi i trupave te pajete, policia ka ndaluar disa banore te kthehen ne shtepite e tyre.
Top Channel