Ura Vajgurore, miratohet buxheti

12/02/2009 12:25

Keshilltaret socialiste dhe te disa partive te vogla te majta ne bashkine e Ures Vajgurore kane bere te mundur te miratojne buxhetin e bashkise per vitin 2009 pas dy deshtimesh per shkak te keshilltareve te Partise Demokratike.

Kjo bashki drejtohet nga nje kryebashkiak qe perfaqeson Levizjen Socialiste per Integrim. Keshilltaret socialiste ne kete Keshill kishin kerkuar detajim te investimeve dhe kjo u be e mundur ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak. Pas disa debatesh te shkurtra ne fund u vendos qe buxheti te miratohej.

Te gjithe keshilltaret dhe vete kryebashkiaku, e ka cilesuar teper te pamjaftueshem buxhetin prej 39 milione lekesh qe ka kjo bashki ne qarkun e Beratit. Ata kerkuan me shume fonde per rritjen e investimeve. Ne kete qytet edhe vete godina e bashkise ka nevoje te ngutshme per rikonstruksion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB