Tifozët, dy çarterë “kuqezi” nga Anglia

12/02/2009 09:30

Tifozët shqiptarë kanë pasur fjalën e parë në sfidën e luajtur në stadiumin “Ta’ Qali” të Maltës.

Për takimin e djeshëm me Shqipërinë, impianti kryesor i ishullit nuk ka tërhequr interesimin e vendasve (ndoshta të ‘velur’ nga vizita e ‘senatorëve’ të Mançester Junajted vetëm pak orë më parë).

E kundërta mund të thuhet për mbështetësit kuqezinj, të cilët janë paraqitur afro 200 në numër, pavarësisht motit të ftohtë dhe emrit jo të madh të kundërshtarit. Fakt interesant është se një pjesë e madhe e atyre që kanë mbështetur skuadrën e drejtuar nga Ari Han, kishin udhëtuar nga Anglia.

Me dy çarterë të prenotuar në Britaninë e Madhe, ata u paraqitën të organizuar, me flamurë, parulla dhe duke mbështetur në mënyrë të pandërprerë Kombëtaren, nga minuta e parë deri në fërshëllimën finale.
 

Top Channel